Ibrahimoviç nuk do të shkonte në Rusi

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka komentuar spekulimet rreth transferimit të mundshëm të yllit të Interit, Samuel Eto’o te klubi i pasur rus, Anzhi Makhachkala.
Sipas suedezit, Nerazzurrët do të humbin në kualitet në rast të largimit të kamerunasit, ndërsa ai personalisht ka theksuar se nuk do të transferohej në Rusi.
“Edhe unë në Rusi? Jo, jo. Jam mirë këtu, përveç nëse më largojnë. Sa i përket Eto’os, mendoj se nëse Inter e shet, do të humbë shumë nga potenciali i ekipit. Nuk ka shumë futbollistë në qarkullim që janë të ngjashëm me të”, tha Ibrahimoviç para ndeshjes miqësore kundër ish-skuadrës së tij Malmo, të dielën.
Sulmuesi shtatlartë u ka bërë thirrje drejtuesve të Milanit të sjellin përforcime para përmbylljes së afatit kalimtar të verës.
“Disa futbollistë më tepër do të ishin të nevojshëm. Afati kalimtar ende nuk është mbyllur, andaj gjithçka është e mundshme”, përfundoi ai.