Ndeshja Real-Barcelona, ja formacionet zyrtare

E përditshmja spanjolle "Marca" ka publikuar sot formacionet zyrtare mes Real Madridit dhe Barcelonës. Gjithçka do të fillojë në orën 22:00 sfida më e rëndësishme e sezonit të ri futbollistik.
Dy rivalët e përhershëm të Spanjës do të përballen sonte në Santiago Bernabeu në orën 22:00 për të vendosur rreth Superkupës së Spanjës.
Barcelona e mposhti Real Madridin në Ligën e Kampioneve pasi gjendeshin në çerekfinale.
Real Madridi e mposhti Barcelonën në finalen e Kupës së Spanjës me një gol të Cristiano Ronaldos duke triumfuar në ndeshjen e vetme që ato kanë pasur me njëri-tjetrin.
Ja formacionet zyrtare të bëra publike nga të dy trajnerët:
Real Madridi (4-2-3-1):Casillas(c), Ramos, Pepe, Carvalho, Marcelo, Khedira, Alonso, Di Maria, Ozil, Ronaldo, Benzema.
Rezervat e Realit:Higuain, Kaka, Varane, Albiol, Adan, Callejon, Coentrao, Arbeloa, Jesus.
Barcelona (4-3-3):Valdes, Abidal, Pique, Macherano, Alves, Busquets, Iniesta, Xavi (c), Villa, Messi, Pedro
Rezervat e Barcelona:Sanchez, Keita, Afellay, Montoya, Fontas, Thiago, Santos, Adriano, Maxwel, Pinto.