Kampionatet fitojne Bayern i Mynihut dhe Paris SG. Barazon Ajaksi i Amsterdamit

Bajerni i Mynihut ka mundur thellësisht 5-0 Hamburgun, duke bindur për herë të parë në këtë sezon të Bundesligës gjermane. Pas paraqitjes së dobët në dy javët e para, skuadra e drejtuar nga Jup Heinkes do të dominonte krejtësisht sfidën e luajtur në “Allianz Arena”, ndërsa do të siguronte fitoren që në pjesën e parë. Van Byjten, Ribery dhe Robben me golat e tyre do t’i dhuronin avantazhin e trefishtë vendasve, duke i lënë shumë pak hapësira kundërshtarëve të tyre.
Me rikthimin në fushë për pjesën e dytë, Bajerni i Mynihut do të mbyllte me goleadë suksesin, duke cuar në 5-0 shifrat pas golave të shënuar nga Mario Gomez dhe Ivica Olic. Pas kësaj fitoreje Bavarezët janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes me një pikë më pak se Hanover, që në ndeshjen e tij nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Hertha Berlin.
Megjithëse do të shënonin të parët me Sergio Pinto, vendasit nuk do të ruanin avantazhin dhe do të ndëshkoheshin vetëm dy minuta nga fundi I ndeshjes pas golit të Lasoga.
Në kampionatin francez, Paris SG ka siguruar fitoren e parë sezonale, duke mundur në “Stade de France” 2-1 Valanecienes. Gameiro do t’i jepte avantazhin vendasve në minutën e 39-të, por në limitet e pjesës së parëë miqtë do të barazonin me Gomis.
Më rikthimin në fushë, Paris Sg do të vuloste suksesin falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Nene. Në ndeshjen tjetër të Ligës 1, Olimpique Marseille është ndalur në barazimin 0-0 kundër St.Etienne. Pas javës së tretë kampionati francez kryesohet nga Montpellier, e cila ka nëntë pikë të plota.
Në Hollandë, Ajaksi i Amsterdamit ka barazur me vështirësi 2-2 në fushën e Venlo. Skuadra e drejtuar nga De Bour do ta shihte veten në dizavantazh të dy golave, por do të kthehej në lojën e saj më të mirë duke barazuar shifrat me golat e Janssen dhe Sigthorsson. Fiton PSV Eindoven, e cila triumfoi me rezultatin 3-0 kundër Den Hag.
Nertan Prifti