Gjyqi i Haradinajt Kabashi Jabllaca nuk ishte burg

Seanca e rradhës në procesin e rigjykimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij në Hagë ka nisur me dëshminë e Shefqet Kabashit, e konsideruar nga prokuroria si vendimtare.
I sjellë për të dëshmuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sic njoftojnë mediat kosovare, Kabashi po refuzon thuajse çfarëdo përgjigje në pyetjet e prokurorit, duke e akuzuar atë dhe Prorkurorinë e Gjykatës së Hagës, se po ndjek e ndëshkon viktimat dhe po amniston autorët e krimeve. Ai ka treguar vendndodhjen e një prej kazermave të UÇK në Jabllacë, në një skicë që kishte vizatuar vetë, por duke mohuar të ketë patur të burgosur në këtë kazermë.
Kabashi ka rikujtuar krimet e pandëshkuara serbe në Burgun e Dubravës dhe masakra të tjera, për të cilat ai, tha se mund të japë dëshmi, pasi i kishte parë vetë i fshehur në kazanët e ujit. Pas këtij moment, procesi po zhvillohet me dyer të mbyllura. Paraqitja e dëshmitarit Shefqet Kabashi duhej të bëhej të premten, por u shty me kërkesë të avokatit mbrojtës, i cili tha se klienti i tij ishte në gjendje të rëndë psikike dhe fizike, pas arrestimit dhe transferimit të tij në Hagë.
Shefqet Kabashi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohet për shpërfillje të Tribunalit. Ai kishte refuzuar të dëshmonte në procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, me arsyetimin se Gjykata nuk ofronte siguri të mjaftueshme për dëshmitarët.
Rigjykimi i ish- kryeministrit të Kosovës Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së u kërkua nga prokuroria e Gjykatës së Hagës, në gjykimin e parë ata ishin shpallur të pafajshëm.
Juli Prifti