E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi i Muhos nga KQZ-ja, Berisha: Institucionet nuk merren me vete

berisha-ne-mbl;edhjeKryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar dhe ka dhënë një përgjigje për shkarkimin e anëtarit të LSI-së nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, e debatin e ditës së sotme të cilin shefi i qeverisë e ka quajtur zhurmë.

Sipas tij, i gjithë procesi i zëvendësimit të zotit Ilirijan Muho me një nga përfaqësuesit e Partisë Republikane është ligjor në frymë dhe gërmë të Kushtetutës.

Kryeministri nga mbledhja me deputetët demokratë të rretheve u shpreh se marrëveshja e firmosur në vitin 2003 kërkon që institcioni i KQZ-së të jetë i balancuar me raportin 4 me 3. E pikërisht për këtë arsye Berisha tha se sa herë që partitë politike lëvizin, nuk marrin me vete edhe institucionet.

“Në shekuj parim themelor i funksionimit të shtetit të marëdhënieve ka qenë respektimi i marrëveshjeve. Në 2003 me ekspertët e Komisionit Ndërkombëtar është firmosur marrëveshja që është vendosur që KQZ-ja do të jetë i balancuar, është pranuar për balancë raporti që dikton shumica e vendit. është vendos raporti 4 me 3. Mbi këtë bazë ne ishim opozitë dhe ky ishte ndërtimi në 2005-ën. Ne erdhëm në pushtet opozita pranoi marrëveshjen. Normale që forcat politike bëjnë marrëveshjet e tyre sipas vlerësimeve që bëjnë po kjo s’do të thotë që i marrin institucionet në shpinë. Shkon tek tjetri, institucioni duhet i balancuar, jo i pabalanvuar pse vrapojnë forcat politike.”,- tha kryeminisitri Berisha.

Ndërkaq që ai akuzoi kryesocialistin Edi Rama se kishte qëllim rrëzimin e qeverisë dhe tani do të rrëmbejë institucionet, tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›