Kampionati francez Olimpiku i Marsejes del ne krye

Olympique Marseille ka marrë kryesimin e kampionatit francez të futbollit, pasi ka fituar me rezultatin 4-2 kundër Nice ndeshjen e prapambetur të javës së 32-të të Ligës 1.
Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps është ngjitur në kuotën e 61 pikëve, duke i marrë vendin e parë Lilles, e cila kur mbeten edhe gjashtë javë nga fundi i kampionatit ka një pikë më pak se rivalët për titullin kampion.
Pas triumfit në mesjavë me fitimin e Kupës së Francës, Olimpique Marseille ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt suksesit për trofeun më të rëndësishëm sezonal.
Vendasit do të shënonin golin e avantazhit me Ayeë, por do të mbyllnin pjesën e parë në barazim, pas golit të Traore, i cili do tyë ndizte shpresat e miqve për një rezultat pozitiv në “Velodrome”.
Me rikthimin në fushë skuadra e Deschamps do të arshivonte fitoren, ndërsa heronjtë e ndeshjes do të ishin vëllezërit Ayew që do të shënonin dhe tre gola të tjerë për të vulosur sukesin e Olimpique Marseille, e cila është shumë praën triumfit të dytë radhazi në Ligën 1 franceze.
Nertan Prifti