E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Flamurtarit Magani Do ruajme kryesimin

Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani është shprehur se skuadra e tij do të ruajë kryesimin deri në fund të sezonit për ta kurorëzuar atë me titullin kampion. Duke folur për Alsat, menjeherë pas rikthimit nga Turqia, tekniku e ka cilësuar si shumë pozitive fazën përgatitore të zhvilluar atje.

"Në përgjithësi ka shkuar mirë, e rëndësishme është që nuk kemi patur dëmtime, kemi zhvilluar 4 ndeshje stërvitore që i ka vlejtur shumë skuadrës për pjesën tjetër të kampionatit. Mendoj që sic kemi mbyllur 2010, do e mbyllim dhe 2011", tha Gugash Magani, trajner i Flamurtarit.

Ndryshe nga rivalët e tij Flamurtari nuk ka qënë shumë aktiv në merkaton e dimrit. Gjithsesi, Magani i beson grupit aktual, por shprehet se gara për titullin kampion do të jetë më e vështirë.

"Gara thashë dhe më parë që është e vështirë, aq më tepër që dhe skuadrat e tjera janë forcuar. Por ne kemi grupin shumë të fortë dhe fundi do e tregojë se kush do të dalë kampion", tha Magani. Pas 16 javesh të luajtura të Superligës, Flamurtari kryeson renditjen me 34 pike, 3 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Skenderbeu.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›