E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshk drejt BE-se AKU Eksportohen 500 tone ne muaj

15 kompani të ndryshme që kanë të drejtën e eksportit të peshkut të freskët dhe produkteve të tij me vendet e BE-së kanë shënuar rritje të eksporteve me këto  vende. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka deklaruar se pas monitorimit të kushteve të higjenës dhe sigurisë ushqimore ka shënuar rritje eksporti i peshkut të freskët si dhe i atij të konservuar.

Përgjegjësi i sektorit të inspektimit të produkteve me origjinë shtazore Artan Belegu ka deklaruar se tashmë inspektoret dhe specialistët e BE-se ia kanë besuar stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit licensimin e stabilimenteve të peshkut në vend.

“Kërkesat që ka legjislacioni europian për produktet me origjinë shtazore për t’u eksportuar janë shumë të larta. Dhe vetëm peshku dhe produktet e tij që janë produkte me origjinë shtazore që kanë të drejtë të kalojnë kufijtë e BE-së, pra, siguria e këtyre produkteve është e nivelit që kërkon Bashkimi Europian”-tha Belegu.
 
Sipas deklarimeve të stabilimenteve të peshkut nga vendi ynë eksportohet rreth 400 ton peshk i përpunuar në muaj, kryesisht açuke dhe sardele si dhe 100 ton peshk i freskët. Nga ana tjetër, pothuajse e njëjta sasi, 100-150 ton peshk në muaj importohet, ndërsa në periudhen e verës kjo sasi është më e madhe për shkak të kërkesës që lidhet me sezonin turistik.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›