E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati portugez, Benfika ruan diferencën

Benfika, kryesuese e kampionatit portugez, ka mundur të ruajë 6 pikët e diferencës me Bragën, pas suksesit 4-2 kundër Naval, që endet në vendet e fundit të klasifikimit. Por të kuqtë e kanë patur mjaft të vështirë, pasi e kanë parë veten në disavantazh të dy golave. Sulmuesi brazilian, Fabio Junior, ka kaluar në avantazh Naval, në minutën e dytë, ndërsa 10 minuta më pas ai ka krosuar për bashkëpatriotin e tij, Bolivia që dyfishon shifrat.

Benfika reagon shpejt, e duket sikur është mbrëmja e amrikano-latinëve. Në minutën e 14, braziliani, këtë herë i Benfikës, Ueldon fut në lojë të kuqtë, që do të barazojnë vetëm 3 minuta më pas sërisht me Ueldon. Braziliani shënon me kokë në zhvillimet e një goditje këndi. Rezistenca e vendasve shuhet përfundimisht në minutën e 36 dhe këtë herë është argjentinasi Angel di Maria, që shton emrin në listën e shënuesve. Dominimi i Benfikës është evident dhe kryesuesit e Ligës shënojnë golin e katërt, 10 minuta pas rifillimit të lojës.

Sulmuesi paraguaian, Oscar Cardozo, vulos rezultatin me golin e katërt, që i lejon Benfica të ngjitet në kuotën e 64 pikëve, në 25 ndeshje të luajtura, ndërkohë që vazhdon ndjekjen në distancë Braga me 58 dhe Porto me 53 pikë.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›