E Diel, 1 Nëntor 2026

Klubi "Tirana", ku shkojnë 210 mijë euro

Megjithese eshte kthyer te fitorja ne javen e fundit te Superliges, Tirana nuk arrin te gjeje qetesine, pasi edhe nje here eshte hapur debati mbi 210 mije euro qe skuadra bardheblu ka perfituar nga pjesmarrja ne Ligen e Kampioneve. Presidenti i ekipit Refik Halili kerkon zhbllokimin e kesaj shume, nderkohe qe ne nje interviste per Alsat, shefi i klubit Tirana, Rauf Dimraj shprehet se parate nuk jane te bllokuara, por ato do te shpenzohen per investime ne skuader dhe jo per pagat e lojtareve.

"Se pari parate nuk jane te bllokuara, jane ne dispozicion te klubit te futbollit "Tirana" per ti sherbyer cilesise se ketij klubi, infrastruktures, bazes materiale dhe ekipeve te moshave te klubit", tha Rauf Dimraj, shef i klubit "Tirana".

Sa i perket pagesave te futbollisteve Dimraj ka shpjeguar gjithashtu se ata kane kontrate me presidentin Halili. "Kontraten e rrogave lojtaret, sponsor e ka ne kompentence, zot Refik Halili. Ai duhet ta zgjidhe ate, ne parate do ti japim sipas kesaj", vijoi Dimraj. Tirana ndodhet ne vendin e trete te renditjes te renditjes me pike te barabarta me Lacin dhe Shkumbinin.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›