E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana mëson të shmangë kartonët

Kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, thotë se përpiqet ta përshtasë lojën e tij për t'iu shmangur kartonëve në të ardhmen.
Përvoja e një sezoni në Angli duhet të ketë ndihmuar Canën të kërkojë të ndryshojë për t'u ndëshkuar sa më pak.

"është pjesë e lojës time - që ndonjëherë marr kartonë. Por jam përpjekur të ndryshoj disa gjëra të vogla dhe mendoj se do t'ia dal më mirë në sezonin e ardhshëm", ka thënë mesfushori kosovar për "The Journal".

"Kur i njihni arbitrit, mund të flisni me ta dhe të ndryshoni gjëra të vogla. Mendoj se kam raporte më të mira me arbitrit tani dhe mund të bëj një hap përpara. Por nëse luan 33 ose 34 ndeshje në sezon, sigurisht do të pranosh kartonë", ka thënë Cana.

Mesfushori i kombëtares Shqiptare ka marrë 9 kartonë të verdhë dhe një të kuq në sezonin e tij të parë në Ligën Premier me Sunderlandin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›