Nxënësit tani trokasin tek psikologu shkollor
Shërbimi psikologjik në shkolla, që kohë më parë ka munguar, sot duket se po i kushtohet rëndësi nga nxënësit. Ndryshe nga 6 vjet më parë kur ky shërbim u vendos, fëmiëjt nuk hezitojnë të trokasin në derën e psikologes.
"Preferoj të shkoj te psikologu. Zakonisht për problemet që kam në lidhje me shoqërinë, me mësimet, dhe zakonisht më jep një zgjidhje. Ndjehem shumë rehat dhe me veten time kur i hapesh dikujt", thotë një nxënëse.
Psikologia e shkollës 9-vjecare, Ilisa Ponea na tregon për mënyrat e këshillimit dhe informimit. "Kemi këshillime individuale, këshillime me prindër, këshillime me mësues, terapitë në grup, që zhvillohen nëpërmjet disa nxënësve që kanë probleme të ndryshme brenda klasës, brenda shkollës, ose vajzat kërkojnë të bëjnë këshillim në grup me njëra tjetrën. Gjithashtu, ne bëjmë dhe seminare nëpër klasa, nëpërmjet një plani vjetor që është hartuar, sipas temave të ndryshme në muaj të ndryshëm, që janë caktuar dhe psikologët shkollorë hyjnë nëpër klasa dhe japin informacionin për temën e caktuar. Tashmë shërbimi i psikologut shkollor ka disa vite që operon dhe nxënësit kanë filluar ta bëjnë kulturë të vijnë të këshillohen me psikologun", thotë Polena.
Shërbimi psikologjik u vendos për të ndihmuar nxënësit me problemet e moshës, raportin me familjet dhe shoqërinë, si dhe në vështirësitë e mësimnxësnies.
Guina Hoxha < I mëparshmi