E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati, pritet dyndja e kuqezinjve

Aranit Muraci
Merkatoja e veres do te mbyllet ne fund te muajit. Ne ditet e fundit kane qene vendimtare per ecurine e gares, si dhe objektivat qe synojne te realizojne ekipet gjate kampionatit. Dinamo mund t'i bej e qete llogarite e saj per titull, vetem nese gjendjet e ekipeve te tjera nuk do te ndryshojne gjate diteve ne vazhdim. Me te drejte trajneri argjentinas Blanko shprehet i qete dhe entuziast se ka nje skuader te kompletuar dhe pretendente per te fituar titullin kampion. Dinamo pervec te tjerash, ka edhe kater lojtare ne ekipin kombetar. Por jane disa lojtare te tjere kuqezi, aktualisht pa ekip, qe ne rast se nuk do te arrijne nje akord me skuadrat e kampionateve te tjera, i pret kampionati shqiptar. Keshtu, Tirana eshte duke levizur kartat e saj per t'u perforcuar me disa emra te njohur. Klodian Duro, Ervin Bulku, Jahmir Hyka kane luajtur me pare me fanellen e Tiranes dhe ne ditet e fundit te merkatos lojtaret nuk mund te mendohen dy here, ne rast se do te gjejne te hapur deren ne klubin bardheblu. Nga ana tjeter Trajneri Sulejman Starova seleksionoi edhe disa nga te rinjte dhe eshte shprehur se me gjendjen aktuale Tirana do te pretendoje maksimumin nga gara. Por me disa emra te spikatur ne ekip, Starova mund t'i bej llogarite ndryshme, ne vijim te kampionatit. Por eshte edhe fantazisti tjeter qe eshte ftuar ne ekipin kombetar Dorian Bylykbashi, i cili kerkohet nga Elbasani. Tirana mund te jete nje destinacion i mundshem i lojtarit, ne rast se nuk do te luaje jashte Shqiperise. Drejtuesit e Elbasanit jane shprehur se kane nisur bisedimet me dy lojtaret qe kane dale nga ekipi i tyre, Bylykbashi dhe Duro. Me dy lojtare te kalibrit te tyre Elbasani pretendon me teper nga gara, pas rikthimit ne Superiore. Sakaq, edhe per drejtuesit shkodrane lojtaret qe jane te lire ne treg jane te njohur. Gjithsesi, me ecurine e deritanishme Tirana shpreson se te pakten dy nga kater lojtaret kuqezi (pa llogaritur Sklelen) do te jene perforcimet e merkatos se veres. Nuk mund te mbeten pas, edhe ne ditet e mbetura te merkatos dy ekipet e rretheve, Skenderbeu i Shkelqim Muces, si dhe Flamurtari i Gugash Maganit. Pas merkatos intensive Muca ka bere te qarte se kete sezon korcaret nuk do te futen ne gare per te mos rene ne nje kategori me poshte, por te rivalizuar me ekipet pretendente per titull. Merkatoja mbetet e hapur per cdo skuader dhe oferta me e mire pritet te vendose dhe te ndryshoje jo pak raportet aktuale te skuadrave shqiptare, porsa u perket pretendimeve te tyre.

Tirana, ne presion per merkato
Tirana eshte kthyer ne kryeqytet dhe pas shtate dite pergatitjesh qe zhvilloi ne Puke pritet te kaloje nje periudhe ndryshimesh. Tifozet e Tiranes jane mesuar qe ta shohin skuadren e tyre ne rivalitet per titull, ndaj edhe presioni ne kampin bardheblu per te blere lojtare te tjere eshte aktualisht me i larte se ne ekipet e tjera. Vllaznia eshte ekipi tjeter qe shpreson te perforcohet ne ditet e mbetura te merkatos, pasi edhe miqesoret e fundit kane treguar dobesite e kesaj skuadre, para se te filloje gara.

Per 5 lojtare kuqezi, tregu shqiptar i hapur
Disa lojtare te shquar, Klodian Duro, Dorian Bylykbashi, Ervin Bulku, Jahmir Hyka dhe deri te Ervin Skela jane pa ekip. Dy jane mundesite para se ata te vendonin mbi te ardhmen e tyre. Ne rast e nuk do te gjejne nje skuader brenda dy javeve te ardhshme, tregu shqiptar eshte destinacioni i vetem per te ardhmen e tyre. Klodian Duro eshte kthyer dy here ne Shqiperi, gjate diteve te fundit te merkatos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›