PD: Opozita t'i harroje fletet, erdhen zgjedhjet Qamil Xhani
Pavaresisht deklaratave te perfaqesuesve te opozites per ceshtjen e transparences dhe te kutive, duket se shtatori do te sjelle nje tjeter klime politike ne vend. Nga kutite e votimeve, opozita do te merret me ceshtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Te pakten ky eshte zhvillimi i pritshem, sipas deputetit te Partise Demokratike, Mark Marku, i cili shprehet se tashme ceshtja e zgjedhjeve dhe kutive te votimit eshte e humbur per Partine Socialiste. Marku argumenton se problemet me zgjedhjeve ekzistojne dhe ne vende te tjetra. Nderkohe qe detyra e klases politike sipas tij eshte qe te realizoje zgjedhje me te mira ne te ardhmen. "Zgjedhje perfekte nuk ka ne asnje vend ne bote. Probleme me zgjedhjet kane ndodhur Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne Gjermani ne Itali, etj. Mendoj qe ne sesionin e ri, aktoret politike, opozita do te kene objektiva te tjera, nuk do te kene me prioritet ceshtjen e kutive, sepse une mendoj se ajo ceshtje relativisht eshte e humbur. Kjo ne kuptimin se opozita nuk i ka realizuar objektivat e saj", u shpreh deputetit i PD-se. Ai ka argumentuar se zhvillimet ne kampin e majte dhe vete strategjia e PS-se gjate muajve qe vijne, do te jete me e perqendruar ne zgjedhjet vendore. "Une mendoj se fokusi do te jete te zgjedhjet lokale", u shpreh deputeti i PD-se. Marku u shpreh se Partia Socialiste ka si alternative te vetme rezoluten e Parlamentit Evropian. Marku ndan te njejtin mendime me perfaqesuesit e tjere te mazhorances ne lidhje me kete dokument, duke e cilesuar ate si te vetmen mundesi per te rikthyer kompromisin ne Kuvend dhe ne skenen politiken politike shqiptare. Deputeti Mark Maku thekson se nderkombetaret e kane dhene ne menyre te qarte formulen, duke sugjeruar rrugen qe duhet te ndjeke Partia Socialiste. "Ata e kane dhene formulen, komision parlamentar, hetim i materialeve zgjedhore dhe bashkepunim. Te dyja palet ne kete rast nuk humbin, edhe transparenca realizohet dhe ligjshmeria nuk shkelet. Une mendoj se kjo eshte zgjedhja me e mire", u shpreh dje ne nje interviste televizive deputeti i Partise Demokratike Mark Marku. Aktualisht palet kane rende dakord per ngritjen e komisionit hetimor dhe per hetimin e materialeve zgjedhore. Por pika ku ndahen eshte zbatimi i nenit 178 te Kodit Zgjedhor, i cili sanksionon se me hapjen e kutive te materialeve zgjedhore fletet e votimit digjen. Ky opsion kundershtohet nga opozita. Nderkohe qe dje deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci u shpreh se neni i Kodit Zgjedhor do te zbatohet deri ne fund duke eliminuar fletet e votimit.