Kampionet Klitchko prezantojne ne Kiev gjerdanet e fitoreve

Vëllezërit Klitchko – kampionët e të gjitha versioneve botërore të peshave të rënda – kanë treguar dominimin e familjes së tyre, duke prezantuar në Kiev gjerdanët e kampionëve. Vitali dhe Vladimir Klitschko nuk kanë më rivalë në rrugën e tyre që solli edhe unifikimin e katër federatave të boksit nën emrin Klitchko.
"E ktheva David në realitet. Sepse mendoj që kualitetet e tij humane ndryshuan në mënyrë dramatike pas sukseseve dhe fitores me Valuev. Ai humbi sensin e realitetit dhe unë e ktheva me këmbë në tokë", u shpreh Vladimir për ndeshjen e pak ditëve më parë me britanikun David Haye.
Ukrainasi gjithashtu ka bërë të ditur se do të vendosë për kundërshtarin e ardhshëm në javët e ardhshme. Kampioni tjetër, vëllai i madh Vitali ka sulmuar gjithashtu britanikun Haye, duke thënë se ai është treguar ofensiv përtej sportivitetit, duke e shndërruar çështjen në dicka shumë personale.
Vladimir është kampioni i peshave të rënda për versionin IBF, VBO dhe VBA ndërsa Vitali për Federatën VBC.
Eno Skarço