E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te ndryshoje Kodi PR ben analizen pas zgjedhjeve

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu ka kërkuar ndryshime të Kodit Zgjedhor, ndërsa ka përshëndetur vendimin që nxjerr fitues kandidatin Lulzim Basha në kryeqytet. Deklaratat Mediu i bëri gjatë analizës së Partisë Republikane, pas zgjedhjeve të 8 majit.

"Pas këtyre zgjedhjeve del akoma me imediat, organizimi i një tryeze të forcave politike për një kod elektoral zgjedhor, të drejtë që i jep çdo partie peshën elektorale bazuar mbi votën e shqiptarëve dhe jo formulave që kanë denigruar dhe vazhdojnë denigrojnë procesin elektoral.

Mënyra e funksionimit të koalicionit ka padyshim shumë elementë për t'u parë. Sa realisht është ai i shtrirë përveç faktit të qenit në qeverisje. Sa real është ai në vendimarrjen e nevojshme politike. Sa i përgjegjshëm është përballë trupës parlamentare dhe mbi të gjitha sa është shtrirë dhe funksional në të gjitha nivelet, qëndror dhe atë lokal"-tha Mediu.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›