E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampioni absolut i botës Kliçkov ndeshet sonte me sfidantin Rahman

Manhaim - Kampioni absolut i botës për peshat e rënda në boks, Vladimir Kliçkov, do të presë sonte sfidantin e tij, Hasim Rahman. Në ndeshjen që do të zhvillohet në Manhaim, i vogli i Kliçkovëve do të mbrojë titujt e tij në tre versionet e ndryshme.

Amerikani, Hasim Rahman, është mjaft i rrezikshëm, pasi ka arritur të thyejë vite më parë ish-kampionin, Lenoks Ljuis. Megjithëse ukrainasi është më i vogël në moshë se amerikani, karriera e tij është më e lavdishme. Ndeshja do të jetë me 12 raunde, dhe do të zhvillohet në orën 22:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›