E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia fiton minimalisht me Flamurtarin

Tiranë (Start) - Përfundojnë takimet e javës së 15-të në Superligën shqiptare. Kryesuesit e Vllaznisë fitojnë minimalisht 1-0 me Flamurtarin në “Loro Boriçi”. Shkodranët shkojnë në kuotën e 31 pikëve në tabelë, katër më shumë se Tirana.

Bardheblutë shkatërruan në “Selman Stermasi” modestët e Apolonisë me rezultatin 3-0. Ky është një debutim mjaft i mirë i teknikut Agustin Kola.

Elbasani-Dinamo është ndalur edhe një herë në barazim, këtë herë 2-2. Përballjet midis këtyre dy skuadrave dallohen për barazimet e shumta. Dinamo kalon në kuotën e 13 pikëve, një më pak se Teuta që është e treta, ndërsa Elbasani kalon në kuotën e 20 pikëve, bashkë me Shkumbinin dhe Flamurtarin.

Besa mposht Shkumbinin në Kavajë, dhe e parakalon atë në klasifikim. Verdhezinjtë kanë 22 pikë dhe ndodhen në vendin e pestë.

Teuta është ndalur këtë javë në kryeqytet nga Partizani në barazim. Ndeshja përfundoi pa gola, rezultat që nuk i hyn në punë shumë këtyre skuadrave. Durrsakët ndodhen në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Partizani në të fundit me 10 pikë.

Në barazim 1-1 është mbyllur takimi Lushnja-Bylis në fushën asnjanase të Peqinit. Lushnja ndodhet në vendin e parafundit me 12 pikë, ndërsa Bylisi në të nëntin me 16 pikë.

Rezultatet e plota të kësaj jave, dhe renditjen e ekipeve, do t’i gjeni me një klikim në Homepagen e websitit tonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›