E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamoranezi do t’i mungojë Juventusit në derbin e Italisë

Torino - Mauro Kamoranezi do t’i mungojë bardhezinjve në përballjen e vështirë me Milanin. Ranieri ka vendosur të mos e përfshijë në listë italo-argjentinasin për shkak të problemeve të tij fizike. Lojtari është duke bërë stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Ky është një lajm i keq për të gjithë tifozët bardhezi që shpresonin të shihnin Kamoranezin në këtë përballje gjigantësh.

Zëvëndësuesi i Kamoranezit pritet të jetë futbollisti nga Mali, Muhamed Sisoko. Malezi tek skuadra e Juventusit nuk është se ka bërë bërë paraqitje të mira në këto javë, por gjithsesi kjo është një mundësi e artë për të.

Ja dhe lista e lojtarëve në dispozicion të Ranierit:

Kielini, Melberg, Zaneti, Salihamixhiç, Amauri, Jakuinta, Del Piero, Nedved, Kimenti, Maninger, Markisio, Xhovinko, Grigera, Sisoko, Ekdal, Molinaro, De Çelje, Markioni, Ariaudo, Pinsoljo.

“Zonja e Vjetër” ndodhet në vendin e dytë së bashku me Milanin me 6 pikë më pak se skuadra e Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›