E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-fasonëve: Femrave që punojnë për herë të parë, subvencion pagës

ilir-metaFier- Kreu i LSI-së nga një takim me biznesin fason të qytetit të Fierit, ka deklaruar se meriton më shumë mbështetje nga qeveria, si një biznes shumë i madh punëdhënës në vendin tonë, sidomos për gratë dhe vajzat.

Meta premtoi se do të angazhohet për mundësuar shumëfishimin e këtyre aktiviteteve për të rritur eksportet e mallrave shqiptare drejt vendeve të tjera.

Për LSI është mjaft e rëndësishme që Shqipëria të vihet në punë dhe në radhë të parë gratë dhe vajzat e Shqipërisë prandaj edhe në të ardhmen do të jetë një prioritet i yni jashtëzakonisht i rëndësishëm mbështetje e biznesit fason, që është biznesi më i madh punëdhënës sot në Shqipërisë, sidomos për gratë dhe vajzat…. me një mbështetje më të madhe nga ana e shtetit dhe qeverisë së ardhshme jo vetëm do të ruhen vendet e punës, por do të mund të shumëfishohen, duke u zgjeruar këto aktivitete, duke realizuar cikli i plotë i këtyre aktiviteteve në vend dhe në mënyrë në veçantë duke rritur eksportet shqiptare drejt vendeve të tjera dhe në radhë të parë drejt vendeve të BE-së, theksoi ai.

Meta bëri me dije se në planin e LSI për punësimin parashikohet subvencionimi i një pjesë të pagës për të gjithë ato gra dhe vajza të cilat fillojnë për herë të parë punën në këtë biznes derisa të arrijnë eksperiencën dhe formimin e duhur profesional në mënyrë.

Duke bërë këtë do të mund të lehtësohet kostoja e punëdhënësve dhe do të nxiten për të hapur vende të reja pune, tha ai.

Njëkohësisht në mbështetje me grantet dhe me kreditë deri në 3 % për këtë biznes, sidomos për atë që shton më shumë vende të reja pune, për të subvencionuar një pjesë të pagës për të gjithë ato gra dhe vajza të cilat fillojnë për herë të parë punën në këtë biznes derisa të arrijnë eksperiencën dhe formimin e duhur profesional në mënyrë që të lehtësojmë kostot e punëdhënësve dhe ti nxisim ata për të hapur vende të reja pune, u shpreh z. Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›