Kampioni në Euro 2012 mund të fitojë 23.5 milionë euro

Fondi total i shpërblimeve do të jetë 196 milionë euro, 12 milionë euro më tepër se që ishte në evropianin e kaluar në Austri dhe Zvicër. Për kualifikim në Euro 2012, secila përfaqësuese tashmë është shpërblyer nga 8 milionë euro.
Çdo fitore në fazën e grupeve sjell bonus prej një milion eurosh, ndërsa barazimi vlen 500 mijë euro. Dy ekipet e para nga secili grup kualifikohen për në çerekfinale. Risi është se me një milion euro do të shpërblehet pozita e tretë në grupe, edhe pse ajo skuadër do të eliminohet nga gara.
Kjo është bërë në mënyrë që në rast se në xhiron e fundit veç dihen dy skuadrat e para në grupe, ekipet e tjera do të kenë motivim shtesë për përballjen e tyre. Fitoret në çerekfinale vlejnë dy milionë euro, ndërsa ajo në gjysmëfinale sjell tre milionë euro. Fituesi i finales do të përfitojë edhe 7.5 milionë euro, ndërsa finalisti i mposhtur, 4.5 milionë euro.