E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu fitoi 2-1 ndaj Flamurtarit ne Korce

Fitore e vuajtur, por fitore e merituar dhe shumë e rëndësishme. Ky ishte rezultati i Skënderbeut në Korçë ndaj Flamurtarit në javën e 8-të të Superligës, ku fitoi 3-pikëshin me suksesin 2-1. Një ndeshje që pati gola të bukur, raste të shumtë, nervozizëm e karton të kuq, pra thuajse gjithçka.

Spektakel mes kampioneve dhe nenkampioneve te sezonit te kaluar ne pjesen e pare. Skenderbeu dhe flamurtari duket se kane harruar mbrojtjet dhe gjithcka ia kane deikuar lojes, grintes dhe bukurise. Pa kaluar 30 sekonda Muzaka provon te gjuaje nga reth 20 metra, por Mocka pret i sigurt.
Pas kater minutash replikon Progni, por shehi tregon aftesite e tij, duke pritur me siguri. Takimi eshte shume i forte dhe po kaq intereant. Provon Hysa nga reth 30 metra, por Shehi edhe nje here ka treguar se meriton fanellen e kombetares. Eshte thjesht minuta e tete dhe gjithcka eshte e bukur.

Ne minuten e 12-te Allmuca mund te godiste mire, por ben te kundreten. Skenderbeu ka me shume iniciative dhe Radas vehet protagonist duke gjuajtur nga 15 metra, por topin e tij e ndalon Mocka. Aksioni pasardhes sjell edhe momentin me magjik. Hysa kroson nga e djathta dhe roveshaten spektakolare te Lenes e ndal vetem traversa e portes. Shehi eshte mposhtur, por ka edhe ndihme shtyllen.

Jane minuta vertet te jashtezakonshme dhe Shkembi mundohet te behet lider. Ne minuten e 19-te ekzekuton ne menyre perfekte nje goditje denimi nga eth 30 metrash, por topi kalon vetem disa centimetra larg shtylles pingule te Mockes. Vazhdon epersia e skenderbeut e nese pas krosit te Shkembit Muzaka dio ish i sakte mbase korcaret do kalonin ne avantazh.

Megjithate goditja me koke ka treguar se nuk eshte kly specialitteti i Muzakes. E pas shume afullave, pas shume kontestimeve do vije minuta decizive e kesaj pjese loje. Penallti per Skebnderbuen, ku Shkembi gjuan sakte, por protestat vazhdojne. Dicka e pakutueshme, por ai qe e peson eshte mbrojtesi korcar Bici, i cili denohet me kartonin e kuq. Ndeshja shtyhet pamabarismisht, por pas 7 minutave shtese perfundon me rezutatin 1-0 per Skenderbeun.

Në pjesën e dytë, Flamurtari fillimisht e shfrytëzon shumë mirë epërsinë numerike dhe gjen golin e barazimit me anë të shkodranit Ndriçim Shtupina. Gjithçka u realizua pas një aksioni të bukur nga e majta nga Brkiç dhe finalizuar shkëlqyeshëm nga Shtupina, pa i lënë asnjë shans portierit Shehi.
Menjëherë pas barazimit u mendua se vlonjatët mund ta fitonin këtë sfidë duke pasur më shumë lojtarë në fushë dhe moral të lartë, por nuk ndodhi kështu.
Xhafaj iu afrua menjëherë epërsisë për korçarët në minutën e 54-ët, ndërsa pas tij ishjte Hysa që mund të kishte shënuar për Flamurtarin pas krosimit të Shtupinës nga e djathta, por topi i gjuajtur nga tiranasi përfundoi mbi tra.

Në minutën e 66-të, Skënderbeu kaloi sërish në epërsi. Krosimi ishte i Fagut dhe Allmuça u ndodh në momentin e duhur i lirë para portës duke goditur saktë e duke shënuar. Pabesueshmërisht, vendasit ishin sërish në epërsi.

Minutat e tjerë, deri në përfundim, ishin presion i vazhdueshëm i vlonjatëve, por goli i barazimit nuk u shënua dot qoftë për shkak të gabimeve të vetë lojtarëve të Flamurtarit, qoftë nga dobësia e tyre në finalizim, por edhe nga loja e fortë e korçarëve, ku u dallua më së shumti Orelesi.
Pra, 2-1 dhe një fitore e rëndësishme për Skënderbeun që ngjitet në kuotën e 14 pikëve, vetëm 2 më pak se kuqezinjtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›