Vllaznia fitore te thelle 4-1 ne fushen e Apolonise
Një figurë e njohur futbolli arriti fitoren e parë, triumfin e parë që ai e priste me padurim, duke qenë në krye të skuadrës së tij të zemrës. Rudi Vata përjetoi suksesin 4-1 të Vllaznisë së tij në fushën e Apolonisë, pra në Fier, ndonëse gjithçka nuk ishte kaq e lehtë sa e tregojnë shifrat.
Shkodranët e nisën më mirë ndeshjen e javës së 8-të të kampionatit, duke shënuar menjëherë në minutën e 23-të me anë të Karakacit.
Fierakët reaguan dhe Gërxho iu afrua barazimit në minutën e 33-të, por gjuajtja e tij u grushtua mrekullisht nga portieri malazez Vujadinoviç.
Gjithsesi, pa përfunduar mirë pjesa e parë, Apolonia arriti të barazonte dhe sërish me një mrekulli të Gërxhos.
Entuziazëm i vërtetë në stadiumin “Loni Papuçiu”, veçse për fat të keq kjo klimë nuk do të vazhdonte deri në fund të ndeshjes.
Shkodranët, të nxitur edhe nga udhëzimet e trajnerit Vata në pushimin mes dy pjesëve, hynë në fushë të vendosur për t’u rikthyer tek avantazhi.
Ky u arrit me golin e shënuar nga mbrojtësi Dritan Smajli kur kishte mbërritur minuta e 68-të dhe ky gol çliroi skuadrën mike që shkaktoi një përmbytje të vërtetë në Fier.
Goli i tretë dhe i katërt patën autorë dy sulmuesit e njohur, Sukaj e Vajushi. i pari realizoi në minutën e 75-të, duke fiksuar shifrat 3-1 dhe duke i dhënë siguri Vllaznisë për fitoren.
Së fundi, Vajushi goditi kur kishin mbetur 8 minuta deri në fund të ndeshjes dhe shkodranët arritën një sukses që e synon dhe e shpresonin, por që nuk e kishin menduar kaq të thellë.
Në ndeshjen tjetër të orës 14:00, Bylis fitoi me vështirësi me Pogradecin, me rezultatin 1-0, pas golit të shënuar nga Shoshi në minutën e 43-të.