E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri Rogerio Ceni vendos rekord botëror me 64 gola

Brazilani Rogerio Ceni është shndërruar në portierin më profilik në historië e futbollit botëror, pasi shënoi dy gola në ndeshjen Sapo Paolo-Kruiziero (2-2) në kampionatin brazilian.
Ai arriti në kuotën 64 të golave të shënuar prej tij, duke kalaur kështu portierin paraguajan Jose Luis Chilavert.
Ceni, portieri i dytë i Brazilit në Botërorin e Gjermanisë, shënoi golin e parë me anë të një gjuajtje të lirë në minutën e 42 dhe me një penallti në minutën e 62-të. Në minutën e 38 ai priti edhe një penallti.
Ceni njihet si spercialist i gjuajtjeve të lira. 33-vjecari është një nga lojtarët më të vlefshëm të Sao Paolos dhe u votua si lojtari më i mirë finales së fituar nga Sao Paolo ndaj Liverpulit në Kampionatin Botëror të Klubeve që u zhvillua në Japoni vitin e kaluar.
Emiliano Kociu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›