Kampl-Handanoviç, dyshja sllovene që mundi kuqezinjtë
Një bombë e mesfushorit në pjesën e parë, por dhe pritjet spektakolare të mbrojtësit të katërkëndorit, që në Serinë A luan me Interin, e kanë çuar fitimtare skuadrën e Katanec në një ndeshje që tanët nuk meritonin të humbisnin
Slloveni Shqipëri 1-0
Sllovenia: Handanoviç, Breçko, Iliç, Kelhar, Jokiç, Kampl (90+1 Ljubijankiç), Krhin, Birsa (74Mertelj), Kurtiç, Kirm, Novakoviç (83Martavz) Trajner: S.Katanec
Shqipëria: Berisha, Kaçe, Cana, Teli, Agolli, Bulku (53Salihi), Basha (80Abrashi), Lila, Roshi, Rama, Çani (71Mehmeti) Trajner: Xh.De Biazi
Gjyqtarë: I.Vad, V.Tot, I.Albert (Hungari)
Kartonë të verdhë: Handanoviç, Kurtiç/Agolli
Shënues: Kampl 19
Goli
19 Kampl, në një gjuajtje thuajse në pozicion ballor me portën shqiptare, në një largësi prej rreth 20 metrash, e ka çuar topin në trekëndëshin e majtë të katërkëndorit të mbrojtur nga Berisha, teksa portieri i kuqezinjve nuk ka pasur se çfarë ti bëjë. 1-0
Minutat
7 Gjuajtjen e parë për të dy skuadrat e ka kryer mesfushori i kuqezinjve, Ervin Bulku, që ka tentuar të rrezikojë me një goditje nga distanca, por jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Handanoviç.
12 Goditje këndi për Slloveninë, ka krosuar Kirm, Krhin ka tentuar të godasë me kokë, por janë më të shpejtë mbrojtësit kuqezi, të cilët e kanë larguar rrezikun nga zona e tyre.
21 Autori i golit i Sllovenisë, Kampl, ka tentuar të rrezikojë në portën tonë, por mbrojtësit ia kanë larguar në momentin e duhur topin nga këmbët dhe më pas ka vijuar aksioni i tanëve.
36 Kampl i Sllovenisë i ka të gjitha mundësitë për të shënuar golin e dytë, ka goditur, por Berisha, pas një plonzhoni të bukur, ka pritur i sigurt.
38 Tjetër tentativë e vendësve për ta vënë më nën kontroll ndeshje, e jo vetëm kaq, por dhe për të shënuar golin e sigurisë. Shansin e ka pasur Birsa, por i është hequr topi nga kontrolli, ndërsa lojtari slloven është bllokuar në gjuajtje.
44 Momenti më i mirë për të barazuar rezultatin për tanët, ka gjuajtur Roshi, por Handanoviç, falë dhe përvojës së krijuar në aktivizimin në Serinë A, fillimisht me Udinezen dhe tani me Interin, ka ditur ta ndalë rrezikun dhe ka pritur.
51 Pjesa e dytë ka nisur me rastin e Sllovenisë, teksa ka gjuajtur Birsa, në ecje e sipër, por jashtë.
52 Goditje këndi për Slloveninë, ka krosuar Kirm, por largojnë mbrojtësit tanë dhe tjetër goditje këndi për vendësit
53 Nga këndi ka krosuar përsëri Kirm, por pa rezultat.
54 Rama, pasi ka ecur paralel me vijën e gjashtëmbëdhjetëshes së zonës së rreptësisë sllovene, ka gjuajtur në ecje e sipër, teksa ka tentuar qoshen e majtë të portës sllovene, por Handanoviç ka pritur, ndërsa ka shmangur një gol të sigurt për kuqezinjtë.
55 Tjetër shans i artë për Shqipërinë, nga këndi ka krosuar Agolli, topi ka përfunduar te kapiteni Cana, i cili i ka pasur të gjitha mundësitë për ta mbajtur topin e më pas ta gjuante edhe sepse ishte i pambuluar; gjuajtja e qendërmbrojtësit ka qenë e lehtë dhe Handanoviç ka pritur pa probleme
56 Këmbëgul Shqipëria, tashmë me anë të Bashës, që ka tentuar të gjuajë, por janë mbrojtësit slloven që largojnë rrezikun
57 Mundësia e tretë e artë e tanëve për të barazuar rezultatin, shansin e ka pasur Salihj, që ka gjuajtur fort, por ka pritur Handanoviç.
58 Tanët kanë fituar një tjetër goditje këndi, ka krosuar Agolli, godet Basha, por goli nuk do të hyjë në portën sllovene, teksa edhe në këtë rast Handanoviç i ka thënë Jo pësimit të golit.
59 Cana i ardhur nga mbrojtja shqiptare i ka dhënë mënyrën se si duhet të godasin të tjerët për të barazuar rezultatin, por goditja e qendërmbrojtësit ka përfunduar jashtë.
65 Tjetër mundësi ideale për tanët për të barazuar, godet Rama dhe pret Handanoviç, që me pritjet radhazi i jep më tepër besim sllovenëve që do ta kenë të sigurt fitoren me kuqezinjtë.
71 Tenton dhe Roshi, por jashtë
72 Pasi ka kaluar furtunën e kuqezinjve, sllovenët janë kujtuar se duhet të sulmojnë, tenton Kirm, por është bllokuar në gjuajtje nga mbrojtësit kuqezi
77 Kurtiç është bllokuar në gjuajtje nga mbrojtësit kuqezi
80 Sërish Kurtiç, por pa ndonjë rrezik konkret në portën shqiptare.
81 Tenton Roshi, por gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Handanoviç
84 Të njëjtën gjë bën dhe Kaçe, që nuk ka mundur ta vërë në provë mbrojtësin e katërkëndorit slloven.
Statistikat e ndeshjes
Sllovenia Shqipëria
1 Gola të shënuar 0
2 Gjuajtje në port렠 6
2 Gjuajtje jasht렠 8
4 Goditje këndi 4
9 Faulla të shkaktuara 10
2 Kartonë të verdh렠 1
0 Kartonë të kuq 0
Një bombë e Kampl, por dhe spektakli në pritje i Handanoviçit, që në pjesën e dytë ka shmangur gati katër raste të pastra shënimi për tanët, i kanë dhënë një tripikësh me vlera dhe të merituar Sllovenëve në ndeshjen e luajtur dje në mbrëmje në Lubjanë. Edhe pse kanë pasur mbështetjen e mbi 4000 tifozëve shqiptarë në Lubjanë përveç flamurit kuqezi, në një cep të stadiumit është dalluar dhe flamuri i Partizanit, që do të thotë se ka pasur shumë që kanë udhëtuar nga kryeqyteti me makina e avion tanët nuk kanë mundur të dalin fitues në këtë sfidë, ose të paktën të merrnin një pikë, që sërish do ti mbanin në vendin e dytë.
Ndoshta për këta tifozë, kombëtarja jonë duhet të kishte marrë pikë në Slloveni. Por ka pasur një barrikadë që duket se ka pasur dhe Zotin me vete, që ishte Handanoviç. Atij në fakt sllovenët duhet ti puthin duart, sepse, parë dhe rezultatet e djeshme në grup, kombëtarja e Katanecit është në lojë për vendin e dytë për në Play-off të Kampionatit Botëror Brazil 2014. Ndoshta tanët nuk kanë qenë me fat, por për mënyrën se si luajtën dhe atë që bënë në pjesën e dytë duhet ta kishin marrë një barazim
Ndeshja
Në marrëveshje mes dy Federatave të Futbollit, sllovene dhe shqiptare, por dhe me lejen e FIFA-s, para ndeshjes në Lubjanë është mbajtur një minutë heshtje në kujtim të ish-trajnerit të U-21, Artan Bushati, i ndarë nga jeta një javë më parë. Më pas në vendosjet fillestare në lojë, Sllovenia ka luajtur me skemën taktike 4-1-4-1, teksa ia kishte besuar sulmin Novakoviç, ndërsa përpara mbrojtjes Kampl. Kurse Shqipëria 4-2-3-1, atje ku sulmi i ishte besuar Çanit. Kuqezinjtë e kanë nën kontroll lojën. Kaçe bën shpërndarjen e topave sa për Ramën, aq dhe për Roshin, kurse në ndihmë të sulmit janë dhe mbrojtësat anësor Lila dhe Agolli, kurse nga prapa Bulku fillimisht e më pas Cana e Teli thuajse mbyllin gjithçka që në rrethin e mesit të fushës.
Tanët luajnë dhe presingun, por Sllovenia na ka goditur atëherë kur nuk e prisnim, teksa Kampl, që nuk është mbuluar as nga Cana e as nga Teli, në një gjuajtje spektakolare nga rreth 20 metra e ka bërë të pavlefshme kërcimin e Berishës. Deri në fundin e pjesës së parë, edhe duke qenë të goditur psikologjikisht nga ky gol, nuk ka asgjë për tanët. Pjesa e dytë ka nisur me të njëjtët futbollistë për De Biazin, të cilët janë më përpara drejt zonës sllovene. Dhe në një hark kohor prej 12 minutas
