E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Lirohen nga detyra zëvendës Ministrat dhe Prefektët e LSI-së

TIRANË-Këshilli i Ministrave miratoi sot lirimin nga detyra të zv/ministrave dhe të disa drejtuesve të tjerë të propozuar nga LSI.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që z. Edmond Hoxha, zëvendësministër i Integrimit, Klajda Gjosha, zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Selim Belortaja, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Ylli Manjani, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Dervishi, zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nora Malaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, z, Tokli Thomaj, zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të lirohen nga kjo detyrë

Gjithashtu Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektët”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që z. Genc Alizoti, prefekt i qarkut të Durrësit dhe z. Robert Bitri, prefekt i qarkut të Fierit, të lirohen nga kjo detyrë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›