E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, rrëshqitje masive nga shpati i malit, evakuohen 2 familje

PUKË- Dy familje nga Puka janë evakuar pas situatës së rrezikut që i kanosej si pasojë e rrëshqitjeve të dheut nga shpati i malit.

Familjet e evakuara janë strehuar përkohësisht tek fqinjët. Burime nga qyteti verior bëjnë me dije se familjet e rrezikuara janë strehuar tek familja Koleci në fshatin Xath.

Rrëshqitjet e dheut nga shpati i malit kanë krijuar një situatë problematike për banorët që jetojnë në Pukë.

Familjet apelojnë për ndihmë duke kërkuar ndërhyrjen nga ana e shtabit të emergjencave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›