Greqi, Athina e pakënaqur nga propozimi për emrin e ri të Maqedonisë
ATHINA- Qeveria greke u shpreh e pakënaqur sot pas prezantimit të një propozimi për një emër të ri të Maqedonisë, të paraqitur dje në Nju Jork, njoftonte e përditshmja greke ''Kathimerini'' në faqen e saj të internetit.
I dërguari i Posaçëm i OKB-së, Matthew Nimetz zhvilloi takime me negociatorët nga Athina dhe Shkupi pas një ftese që ai u kishte bërë palëve me synim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të gjitha palët lidhur me divergjencat e vazhdueshme mbi çështjen e emrit.
Sipas burimeve nga OKB-ja, propozimi i ri bazohet në kombinimin e disa emrave që përfshin një përcaktor gjeografik, në përputhje me kërkesat e Greqisë.
Megjithatë, përcaktori gjeografik duket se paraprin termin "Demokraci", dhe bie ndesh me fjalën "Maqedoni".
Në Nju Jork, Nimetz u kërkoi të dyja palëve ta shqyrtonin me kujdes propozimin dhe të jepnin një përgjigje zyrtare pas festës së Pashkëve Ortodokse greke, që përkon me datën 5 maj.
(d.b/BalkanWeb)