E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Fitimi, i mbulon kartat falas

Partia Socialiste serish shpreh shqetesimet e saj lidhur me ceshtjen e kartave te identitetit. Nepermjet nje deklarate per shtyp, nensekretari per Ceshtjet Ligjore, Damian Gjiknuri, paraqiti te dhenat zyrtare, te cilat pasqyrojne shqetesimet e ngritura prej kohesh. Ai ka akuzuar qeverine se ka shkelur cdo afat kontraktor, ne lidhje me ngritjen e sistemit te aplikimit dhe shperndarjes se kartave dhe akoma sipas tij, sistemi nuk eshte shtrire ne te gjithe vendin. "Sipas kontrates koncesionare, sistemi i aplikimit duhej te ishte ngritur 4 muaj pas lidhjes se kontrates ne te gjithe Shqiperine, pra ne 21 nentor 2009, ndersa ne dokumentin e tenderit ky afat ka qene 3 muaj", beri te ditur Gjiknuri. Sipas tij, kjo eshte shkelje e rende e kontrates dhe devijim nga dokumenti i tenderit me 1 muaj dhe shkelje afati te kontrates mbi 4 muaj. Socialistet theksojne se prodhimi i pare i kartes se ID, duhej te ishte bere 4.75 muaj nga lidhja e kontrates, pra ne 20 dhjetor 2008, nderkohe qe ky prodhim u realizua vetem ne 10 shkurt 2009. "Qeveria harxhon miliona euro per reklama elektorale dhe nuk ka para per fushaten e sensibilizimit per aplikim", nenvizoi zyrtari larte socialist. Lidhur me shkeljet kontraktuale, Partia Socialiste deklaron se ne ditet ne vazhdim do te sjelle fakte te reja per sa i perket shkeljeve qe jane bere mbi kete koncesion. "Ajo qe na shqeteson eshte se, si pasoje e vonesave ne fjale ka ardhur situata kritike ne te cilen ndodhemi", sqaroi nensekretari per Ceshtjet Ligjore. Gjithashtu ne vijim te shqetesimeve te shprehur, socialistet mendojne do te ishte me e udhes nga ana e qeverise qe te pranonte skemen per karta falas, per nje kategori te caktuar, ne menyre qe te mos rrezikoheshin zgjedhjet ne vend. "Vlera e kesaj kontrate eshte rreth 200 milione euro e cila paguhet me detyrim nga shtetasit shqiptar (min 3,5 milion ID X 10 Euro) + (3,5 milion pas X 50 euro) = 200 milion euro", paraqiti te dhenat e perllogaritura, Gjiknuri. Sipas tij, shteti perfiton ne menyre direkte nga kjo kontrate 5% te vleres se kontrates pa TVSH, pra rreth 8 milione euro, si dhe TVSH-ne e 3.5 milione pasaportave, pra 35 milione euro, me nje total 43 milione euro. Nderkaq, Partia Socialiste deklaron se propozimi i saj nuk i kushton shtetit me shume se 6 milion euro te cilat mund te vijne nga vlerat e perfituara me larte.

Denis Dedej

PLANI I PROJEKTIT

Pikesynimet kryesore te koncesionit jane:

1. Miratimi nga ana e Ministrise se Brendshme i Projektit te Dokumenteve te Identifikimit dhe Percaktimeve te Hollesishme. (Data efektive + 2 muaj)

2. Perhapja dhe Vendosja e stacioneve te aplikimit ne perputhje me nje plan, vendosje per t'u paraqitur koncesionari. (Data efektive + 4 muaj)

3. Trajnimi i operatoreve te regjistrimit dhe operatoreve te mjedisit qendror (Data efektive + 3.75 muaj)

4. Faza e regjistrimit masiv nga (Data efektive + 4.75 muaj deri ne daten efektive + 12 muaj)

5. Pranimi, kartat e identitetit "Go Live" (prodhimi i kartes se pare te identitetit). (Data efektive + 4.75 muaj).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›