E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Ju citoj Berishen, per rendesine e NATO-s

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjate nje fjale te mbajtur ne Parlamentin e Gjermanise, ne qender te te cilit ishte mbeshtetja per anetaresimin e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, nuk nguroi te citonte kryeministrin Sali Berisha. "Jam shume e interesuar qe ketij samiti t'i jepet rendesia e duhur. Ndoshta do te na ndihmonte per kete, nje citat nga nje interviste qe kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha i pati dhene te henen e kaluar, gazetes "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Pyetjes se cfare do t'i sjelle NATO-ja Shqiperise, ai iu pergjigj si me poshte citoj: "Qellimi i NATO-s eshte qe armiqte t'i ktheje ne miq, kjo do te thote se eshte nje fitore e madherishme qe nje nga vendet me komuniste te botes, tani po behet anetare e Aleances me Perendimore", tha kancelaria gjermane, para deputeteve. Sipas Merkelit, Samitit te ardhshem te NATO-s, ku Shqiperia dhe Kroacia presin te marrin ftesen e anetaresimit i duhet dhene rendesia e duhur, sepse gjate ketij Samiti do te hidhen edhe pikat e duhura per nje koncept te ri strategjik te Aleances se Atlantikut Verior. Po keshtu gjate fjales se saj perpara parlamentareve gjermane, kancelaria Merkel deklaroi se do te donte qe NATO te zgjerohej edhe me Maqedonine, e cila nuk ka arritur te marre, ftesen e anetaresimit per ne NATO per shkak te kontradiktave me Greqine per ceshtjen e emrit. F. Mejdini

Pervjetori

Ne Samitin e NATO-s qe do te mbahet ne datat 3 dhe 4 prill ne Strasburg-Kehl, Aleanca e Atlantikut Verior feston edhe 60-vjetorin e krijimit te saj. Aktualisht NATO perbehet nga 26 vende anetare dhe pritet qe pas ketij Samiti, numri i vendeve te jete 28.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›