"Zgjedhjet jane prioritet, pastaj aplikimi per ne BE"
Apelit te nderkombetareve per te mos u nxituar me aplikimin per statusin e vendit kandidat, i eshte bashkuar edhe qeveria greke. Gjate nje interviste, ambasadori i Greqise ne Tirane, Nikolaos Pazios eshte shprehur se qeveria duhet te kete prioritet zgjedhjet, dhe me pas aplikimin. Gjithsesi, per ambasadorin vendimi i takon vetem qeverise dhe politikes, per te vendosur se kur do te jete koha per ta bere ate veprim. "Per momentin zgjedhjet jane prioritet dhe ato jane afer. Te tjerat vijne nga pas", u shpreh ambasadori. Sipas tij qeveria duhet ta peshoje mire kete vendim dhe te shohe, cilat jane avantazhet dhe disavantazhet. "Qeveria duhet t'i shpjegoje qytetareve qe ky eshte nje proces i cili edhe pse mund ta besh tani aplikimin, do te kerkoje kohe per t'u zbatuar", shpjegon me tej ambasadori. "Fakti qe e miratuam te fundit nuk do te thote qe ishte po e fundit per nga rendesia. Jo, ne donim kohe dhe ju garantoj qe nuk kemi bere asnje kalkulim politik ne kete ceshtje". Keto deklarata ambasadori i beri ne ceremonine e festes se Pavaresise se Greqise. Perballe kerkeses se nderkombetareve per te mos u nxituar, qeveria ka zgjedhur te mos terhiqet nga aplikimi. Zgjedhjet e qershorit jane vleresuar si kusht vendimtar, per integrimin e vendit e per pasoje edhe per aplikimin ne BE.