E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanabis, asgjësohen parcela në Krujë e Gjirokastër

KRUJË/GJIROKASTËR- Operacion antikanabis në Krujë dhe Gjirokastër. Mijëra rrënjë të asgjësuara dhe një person në pranga për kultivimin e bimës narkotike.
Operacioni në Krujë, i koduar "Kunora 2009", pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur që në fshatin Mafsheq, asgjësimin e dy parcelave me kanabis. Në to, sipas policisë, u gjetën 88 rrënjë në të parën dhe 258 rrënjë në të dytën. "Po vazhdon puna për identifikimin e autorëve"- thanë burimet policore, duke shtuar se aksioni ka vijuar edhe në një tjetër fshat të kësaj komune. Aty u gjetën dy parcela të tjera me kanabis, përkatësisht me 958 rrënjë dhe 645 rrënjë. Si edhe në rastin e parë, policia nuk ka identifikuar asnjë autor si kultivues të këtyre parcelave.

GJIROKASTËR- 233 rrënjë kanabis sativa janë asgjesuar gjatë një tjetër aksioni policor, i organizuar në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të koduar "Era e Jugut" dhe "Hija e Lisit", të nisur për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike të evidentuara gjatë fazës investiguese dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
Aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një nga kodrat e fshatit Asim Zeneli, të komunës Antigone, në vendin e quajtur Hija e Zezë. Në 3 parcelave të hapura rishtas për të kultivuar bimë narkotike ishin mbjellë 233 rrënjë bimë, të cilat varionin nga 30 centimetra deri në 80 centimetra të larta. Ndërkaq është arrestuar në flagrancë autori i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi Ajet Shehu, 45 vjeçi cili u kap në parcelat e mbjella pasi kishte shkuar për t'i ujitur.
"Kultivim I bimëve narkotike" është vepra penale që rëndon mbi të arrestuarin, ndërsa bimët janë asgjesuar në vend me djegie. Në pesë aksione të organizuara deri tani në qarkun e Gjirokastrës janë asgjesuar 3500 rrënjë bimë narkotike.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›