E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish vrasje në Tiranë, qëllohet me thikë tregtari

TIRANË- Një burrë ka mbetur i vdekur nga goditjet e thikës sot rreth orës 19:30 të Sauk, në periferi të Tiranës. Policia në vendngjarje konfirmon se shtetasi Shaban Aliaj ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend, Yllin Frashërin.

Nga të dhënat e para mësojmë se ngjarja ndodhi për motive banale në dyqanin e viktimës. Dy burrat kanë bërë sherr, pasi Ylli Frashëri kishte rrahur djalin e Shaban Aliajt. Më pas ku i fundit ka shkuar në dyqanin e viktimës duke e qëlluar me thikë.

Policia ka arrestuar autorin e krimit si dhe po mbledh prova për të zbardhur ngjarjen e rëndë me pasojë vdekjen. Kjo është vrasja e dytë që ndodh në kryeqytet brenda pak ditësh. Të dielen, një djalë i ri vdiq dhe dy të tjerë u plagosën tek Dogana pas një zënke banale për një vajzë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›