Kanabis drejt Italisë, sekuestrohen 107 kg në portin e Durrësit
Durrës- Trafiku i lëndëve narkotike ka marrë një tjetër goditje në qytetin bregdetar të Durrësit gjatë mesnatës së mbremshme ku janë sekeustruar rreth 107 kg kanabis sativa.
Një operacion nga policia kufitare dhe antidroga në portin e këtij qyteti ka bërë të mundur sekuestrimin e lëndës narkotike dhe arrestimin e trafikantëve që tentuan ta kalonin atë në shtetin fqinj, Itali.
Sipas policisë droga u kap në automjetin me targa AA 913 DI e ndarë në 99 pako dhe e fshehur në një kamion frigoriferik.
Mësohet se në pranga ka rënë një 45-vjeçar nga Tirana i cili po tentonte të kryente transportin e mallit. Policia bën me dije se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të trafikimit dhe për bashkëpunëtorët e mundshëm të 45-vjeçarit në shtetin italian.
/IDEA/