E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia në gjysmëfinale, Anglia kthehet në shtëpi

—-Nga Rozalb Lika—-

Një mbrëmje emocionuese, spektakolare dhuroi ndeshja mes Anglisë dhe Italisë. Axurrët kalojnë në gjysmëfinale falë 11-metërshave. Diamanti është futbollisti që ekzekutoi penalltinë e fundit. Angli-Itali padyshim është ndeshja më e bukur e këtij evropiani. Ndeshja u dominua nga skuadra e Prandelit. Të paktën ne 20-vitet e fundit Italia nuk ka dhuruar në futboll kaq të bukur me një mbatje të topit 62 për qind dhe 32 gjuajtje në portë.

Supersfida nisi menjëherë me një goditje nga spektakolare nga De Rossi, por që u ndal nga shtylla e djathtë e portierit Hart. Pas vetëm 2 minutash Xhonson i gjendur në zonën e italianëve godet por Bufon realizon mrekullinë kur e ndalon topin ne dorë. Më pas ndeshja vazhdoi me një qarkullim të rrjedhshëm të topit nga ekipi i Prandelit. Pirlo dhe Montolivo e nxjerrin Balotelin dy herë përballë portierit anglez, por  Mario nuk ka qetësinë për të përfunduar me sukses aksionet. Përfundon pa gola pjesa e parë.

Fraksioni i dytë i takimit është një përsërite e të parës. Tre Luanët janë mbërthyer mirë në mbrotje ndersa Montolivo ashtu si De Rosi godet shtyllën. Kundërsulmet e anglezve janë të pakta ndërsa Jang dhe Runi në fund të 90-minutshit për pak sa nuk shokojnë Italinë. Diamanti dhe Noçerino, të aktivizuar në pjesën e dytë integrohen mjaft mirë me skuadrën dhe janë mjaft të rrezikshëm. Koha e rregullt përfundoi e bardhë 0-0.

Shtesa ishte një kopje e kohës së rregullt dhe përfundoi në barazim 0-0. Rastet ishin në krahun e skuadrës së Prandelit. Seria e 11-metërshave ishte moment kulminat i ndeshjes Angli-Itali. Tre luanët të stërvitur gjatë gjithë javës për këtë moment shpresonin se mund të mundnin Italinë që bëri një nga ndeshjet me të bukura të këtij evropiani. I pari që gjuan është Baloteli që shënon, ndersa Gerrard i përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Montolivo gabon përballë Hart duke e dërguar topin jashtë. Runi shënon, ndërsa dy Eshla-t e tjerë të Anglisë Jang dhe Kol gabojnë përballë Bufon. Pirlo ekzekuton në mënyrë mjeshtërore. Noçerino nuk gabon ndërsa Diamanti shënon golin që e dërgon Italinë në gjysmëfinalë.

Skuadrën e Italisë e pret një provë “zjarri” në gjysmëfinale përballë Gjermanisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›