E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanabisi, Burgaj në Lazarat:: Kontroll edhe zyrtarëve vendor

Në strategjinë kundër kultivimit të lëndëvë narkotike, kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj cilëson se lufta duhet të nisë nga kontrolli i të zgjedhurve vendore.

I mbërritur në Lazarat për të inspektuar situatën, Burgaj kërkoi që kontrolleve për kultivim të lëndëve narkotike ti nënshtrohen të zgjedhurit lokale, efektivat e policisë së Lazaratit dhe më pas banorët.

Burgaj tha se së shpejti do të vihet në funksionim sateliti dhe helikopterë me mjete speciale vëzhgimi që do të monitorojnë të gjithë territorin e vendit.

Ndërsa kryetari i Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko tha se situata ka ndryshuar nga më parë. Aliko tha se banorët e Lazaratit janë ndërgjegjësuar se kohës së kultivimit të lëndëve narkotike i ka ardhur fundi.

Kreu i policisë së Shtetit inspektoi Lazaratin nga ajri me helikopterë dhe nga toka. Gjatë inspektimit nuk u gjet asnjë zonë e dyshuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›