Pas Samitit, Meta: Heqja e vizavembi kriteret teknike
TIRANE-Një ditë pas kthimit nga Samiti i Sarajevës, Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta deklaroi sot nëpërmjet një konference për shtyp se Takimi i Nivelit të Lartë dha mbështetje për heqjen e vizave per shqiptaret. "Samiti i Sarajevës i dha mbështetje propozimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën".
Por se sic vuri në duke ai, heqja e vizave për Shqipërinë bazohet mbi kritere teknike".
Me këtë rast ai shtoi se “ne kemi plotësuar pothuajse të gjitha kriteret".
Duke vazhduar fjalën për liberalizimin e vizave, Ministri i Jashtëm Meta tha se ky proces është i bazuar mbi kritere dhe standarde konkrete dhe teknike që duhen plotësuar dhe se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha përveç tre elementeve që janë në proçes.
Sipas Metës, integrimi europian është tashmë një realitet i prekshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Integrimi i Ballkanit
Zv/kryeministri theksoi sot se në Samitin e Sarajeves, u tregua se Bashkimi Europian është i vendosur ta konsiderojë Ballkanin Perëndimor si një prioritet të rëndësishëm.
“Samiti është evenimenti i tretë më i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor i organizuar nga BE. Bashkimi Evropian është i vendosur për ta konsideruar Ballkanin Perëndimor si një prioritet shumë të rëndësishëm. Ky është një moment shumë i rëndësishëm sepse në këtë mënyrë jepet një mesazh i qartë se integrimi është një moment i prekshëm”, deklaroi Meta.
Kriza
Në lidhje me krizën politike, Meta tha se Kushtetuta garanton të gjitha mundësitë që të gjendet zgjidhja e ngërçit mes maxhorancës dhe opozitës.
Në këtë pikë, zv/kryeministri bëri thirrje që në vend të vendoset një dialog politik i qëndrueshëm”.
Për këtë arsye, Meta i apeloi opozitës të të heqë dorë nga qëndrimet tekanjoze që janë jashtë llogjikës së dialogut dhe frymës së një zgjidhjeje demokratike dhe konstruktive.
“Kushtetuta e Shqipërise u jep zgjidhje dhe përgjigje të gjithë pretendimeve të ngritura nga lideri i opozitës dhe për këtë duhet vullneti i tij politik”, nënvizoi Meta.
(d.b/BalkanWeb)