E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Bruksel, autori një shqiptar

Identifikohet vrasësi i gjykatëses dhe kancelarit të gjykatës në Bruksel të Belgjikës. Sipas "Le Monde" autori i masakrës është një shqiptar identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ngjarja ka ndodhur në
pallatin e drejtësisë në Bruksel të Belgjikës dhe mendohet se shqiptari është hakmarrë për vendimin në dëm të tij disa ditë më parë.
Mediat belge gjithashtu theksojnë se policia ende nuk e ka prangosur shqiptarin e cili ekzekutoi gjykatësen dhe punonjësen e gjykatës. Ministri i Drejtësisë, Stefaan De Clerck ka theksuar se është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe kjo ngjarje sipas tij është një dramë e vërtetë.
Sipas të dhënave, shqiptari ka qëlluar të dy viktimat në kokë dhe më pas është arratisur duke i shpëtuar policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›