E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:Dialog politik, jo qëndrime tekanjoze

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta pas Takimit të Nivelit të Lartë në Sarajevë nëpërmjet një konference për shtyp ka garantuar se liberalizimi i vizave do realizohet nga plotësimi i kritereve teknike, ku Shqipëria po punon për të përmbushur edhe 3 kushtet e fundit . "çështja e liberalizimit të vizave bazohet në kritere teknike. Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret veç tre elementëve që janë në proces dhe për të cilat ne vazhdojmë të raportojmë", u shpreh Meta.
Por duke iu referuar situatës politike në vend, Meta tha se mungesa e dialoguT ndikon në stabilitetin e institucioneve ndaj apeloi për t'i dhënë fund ultimatumeve tekanjoze dhe për të arritur në një zgjidhje sipas Kushtetutës së vendit.
" Kjo nuk do të thotë se mosfunksionimi i dialogur politik është një element pozitiv për stabilitetin e institucioneve dhe ecurinë e reformave sidomos në drejtësi.
Takimi në Strasburg, përpjekjet që bëhen edhe nga përfaqësues të PE-së apo komitetit ndërkombëtar do të vijojnë dhe bashkë me to do rritet përgjegjësi për të vendosur dialog pa ultimatume të panevojshme që më shumë se sa përparim të dialogut synojnë plotësimin e kapriçove individuale", tha ai.
Duke iu referuar Takimit të Nivelit të Lartë në Sarajevë, Meta theksoi se takimi i kushtoi vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor . Po ashtu tha Meta u tregua mbështetje për heqjen e vizave. "U tregua qartë se edhe pse BE ka është në vënien në funksionim të institucioneve të reja, edhe pse ndeshet në kriza të mëdha , përsëri BE e konsideron integrimin e Ballkanit Perëndimor një prioritet të rëndësishëm", tha ai.
Ministri Meta nënvizoi se integrimi europian është i prekshëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, veç plotësimit të kritereve vendet e rajonit që kanë probleme mes tyre duhet t'i zgjidhin në frymën e dialogut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›