E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanabisi, antidroga çonnë prokurori dy persona

Dy persona janë dërguar për ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës, pasi dyshohen se shpërndanin kanabis tek ambientet e kompleksit "Dinamo". Policia ka shoqëruar Dorian Gorin dhe Dario Grorin, të cilëve u është kapur vetëm 2.5 gramë kanabis. Burimet zyrtare të policisë shpjeguan se 23-vjeçari Gori dhe 18-vjeçari Grori u kapën dje rreth orës 12:30, pranë fushës së futbollit, te kompleksi "Dinamo". Ndërkohë, policia tha se pas kapjes së tyre ushtroi kontroll edhe në banesa, përkatësisht te rruga "Sulejman Delvina" dhe te rruga "Dora D‘istria". Megjithatë, policia nuk ka mundur të gjejë prova të tjerë implikuese për këta dy persona të kapur. Ndërkohë, pas konsultimit me prokurorin është vendosur që ata të lirohen sërish, për shkak se kanë deklaruar se ishin përdorues të lëndës narkotike dhe jo shpërndarës së saj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›