E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, burgim të përjetshëm për familjen monstruoze afgane

Gjykata në Kingston ka shpallur fajtor tre anëtarët e familjes afgane Shafia në Kanada për vrasjen e 4 anëtarëve të tjerë të familjes.
 

Mohammed Shafia 58 vjeç, gruaja e tij Tooba Mohammad Yahya 42 vjeçe dhe djali i tyre Hamed 21 vjeç u dënuan me burgim të përjetshëm pa mundësi apelimi për 25 vjet. Ata janë fajtorë për vrasjen e vajzave të tyre Zainab 19 vjeç, Sahar 17 vjeç dhe Geeti 13 vjeçe si dhe gruas së parë të Mohammed, Rona Amir Mohammad. Makina e tyre përfundoi në mënyrë misterioze në një kanal në Kingston të Ontarios.
 

Gjyqtarët që morën vendimin dëgjuan audio-kaseta ku Mohammed i quante vajzat e tij të përdala dhe thonte se edhe po të ngjalleshin 100 herë, të njëjtën gjë do ta bënte. Rasti u quajt “Vrasjet e Nderit”, pasi që familja afgane mendonte se vajzat u bënë shumë perëndimore në kundërshtim me “vlerat” e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›