E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria afgane, bisedime me talebanët

Qeveria afgane po planifikon një takim me përfaqësues të Talebanëve në Arabinë Saudite si përpjekje për rifillimin e bisedimeve të paqes.

BBC ka mësuar se takimi i cilësuar historik për vendin do të zhvillohet javët në vazhdim, përpara krijimit të një zyre të Talebanëve në Katar.

Deri më tani besnikët e regjimit të përmbysur në 2001-shin kanë refuzuar ta njohin qeverinë e presidentit Hamid Karzait. Zyrtarë të lartë në Kabul pohojnë pjesëmarrjen e talebanëve në takim, ndonëse vetë grupi militant ka refuzuar të komentojë mbi këtë lëvizje.

Deri tani ata kanë insistuar të flasin vetëm me Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë aleatë të qeverisë afgane. Edhe nëse zyra e talebanëve hapet në Katar, ne do t`i vazhdojmë përpjekjet tona për bisedime përmes rrugësh të tjera në rajon, përfshirë ndërhyrjen e Arabisë Saudite dhe Turqisë, thanë të njëjtat zyrtare për BBC.

Sipas raporteve të të përditshmes britanike “Daily Telegraph”, një numër drejtuesish talebanë kanë mbërritur tashmë në Katar, por detajet për krijimin e një zyre të tyren të përhershme në këtë vend, ende nuk janë finalizuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›