E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanada, zhvillohet takimi i G7-ës për problemet financiare të Eurozonës

Problemet ekonomike aktuale që po kalojnë shumë vende të eurozonës kanë detyruar takimin e liderëve të financave të G7-ës në Kanada. Gjatë diskutimeve të mbledhjes së parë u përfol për mundësitë e përmirësimit të gjendjes ekonomike të Greqisë, i cili po kthehet në një nga shqetësimet më të mëdha për vendet kryesore të Eurozonës. Por një shtet tjetër i cili u përmend në mbledhjen e parë të liderëve ekonomikë të G7-ësh, ishte edhe Portugalia. Vendi iberik këto muajt e fundit është duke hasur gjithnjë e më shumë vështirësi në kalimin e krizës ekonomike. Portugalia nuk ka arritur që të shkëputet nga recensioni ekonomike, dhe në ndryshim nga vendet e tjera të Eurozonës nuk ka arritur që të ketë një indeks pozitiv që prej disa muajsh.
Gjatë ditës së parë të këtij takimi u diskutua gjithashtu edhe për propozimin e fundit të presidentit Obama. Presidenti i SHBA-së propozoi një ligj me anë të së cilit detyronte kompanitë e mëdha bankare që të mos kalonin kufirin e një shume të caktuar kapitali financiar. Por fitimet e tjera të kalonin për banka të tjera më të vogla.
Krahina Ikaluit ku po mbahet mbledhja 2-ditore shënonte një temperaturë të ulët derin në kufiijtë e -15 gradë çelsius.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›