E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, vendi përfshihet nga moti i keq dhe përmbytjet masive

Meksika i është shtuar listës së gjatë të shteteve që kanë pësuar përmbytje për shkak të motit të keq që ka përfshirë disa rajone të shteti amerikano-latin. Periferitë e kryeqytetit të Meksikos janë përmbytur jo vetëm nga intensiteti i lartë i përmbytjeve, por edhe për shkak se një nga rezervuaret kryesorë të ujrave të zeza në qytet u shkarkuan në territorin e hapur. Pas këtij incidenti policia lokale ka detyruar banorët dhe me qindra familje të zonës që të evakuohen. Për të evakuar banorët e zonës ndihmuan edhe efektivat e policisë së qytetit të Meksikos.
"Ishte ora 3 e mëngjezit kur dëgjuam zhurmat e policisë e cila na njoftoi se kanali i ujrave të zeza kishte shpërthyer. Ne më pas u përpoqëm me çdo kusht që të shpëtojmë gjithçka që mundem nga banesat tona,"- u shpreh një nga banorët e evakuuar.
Sipas autoriteteve meksikanë janë raportuar disa të vdekur në krahinat afër gjirit paqësor për shkak të motit të keq dhe reshjeve të shiut me intensitet të lart. Në të gjithë shtetin Meksikan llogaritet që mbi 2600 familje janë evakuar nga banesat e tyre për shkak të problemeve që janë konstatuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›