E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, marrin flakë fibrat e transmetimit

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Fibrat e transmetimit jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, janë përfshirë nga flakët.

Kjo shkaktoi shkëputjen e transmetimit të seancës plenare. Punonjësit e Kuvendit ndërhynë menjëherë dhe shuan flakët.

Në lidhje me këtë, kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se zjarri u vendos me urdhër të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Me urdhër të Sali Berishës i vendoset zjarri godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është një vepër e rëndë penale që po ndodh në flagrancë!”, shkruan Balla.

Zjarri që përfshiu fibrat e transmetimit jashtë Kuvendit, ndodhi në një kohë kur opozita pengoi zhvillimin e seancës plenare në formë proteste, duke ndezur flakadanë si dhe zënë karriget e ministrave.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›