E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX nuk do vendoset më 9 dhjetor më veri të Kosovës

Beograd - Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se pjesëtarët e EULEX it në veri të Kosovës nuk do të vendosen më 9 dhjetor ashtu siç është paralajmëruar. "Ky është një afat hipotetik" pasi një ditë përpara mbahet mbledhja e ministriva të Jashtëm të BE së ku mesiguri do të merret vendimi politik që do të mundësojë operacionalizimin e shtrirjes së EULEX it" ka thënë Ivanoviq. Ndërkohë serbët e veriut të Mitrovicës kanë paralajmëruar se nuk do të bashkëpunojnë me misionin e EULEX it. Serbët do të injorojnë EULEX in, ka thënë Marko Jakshiq, nënkryetar i të ashtuquajturës "Bashkësi e Komunave të Kosovës". Por, sipas Jakshiqit, ata nuk do ta kundërshtojnë vendosjen e EULEX-it, pasi e ka pranuar Beogradi. QIK/Start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›