Hetim në gjendje të lirë ndaj mjekëve të “Medikus”
Prishtinë – Mjaft të diskutuar për veprimet jolegale në transplantin e organeve njerëzore, mjekët e klinikës Medikus janë liruar nga paraburgimi. Sipas avokatit të tyre Tomë Gashi, mjekët Tunë Pervorfi, Lutfi Dervishi, dhe menaxheri Arban Dervishi janë liruar nga paraburgimi për tu hetuar në gjendje të lirë. Vendimi është marrë nga Kolegji Penal , Gjykatës së Qarkut të Prishtinës i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë. Ndërkohë, në paraburgim ka mbetur Ilir Rrecaj.