E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanadaja, vendi më mikpritëse në botë

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 13:08

Ka disa vende të cilat janë më mikpritëse se të tjerat dhe popullsia e tyre të bën të ndihesh menjëherë shumë mirë.

Kanadaja, Ishujt Bermude dhe Afrika e Jugut janë 3 vendet më “miqësore” në botë.

Sipas HSBC (shoqëria që ka realizuar sondazhin), ky rezultat ka dalë edhe për arsye se rreth 80 për qind të personave që janë pyetur dhe që jetojnë në këto vende, kanë ardhur nga vende anglishtfolëse dhe gjuha zyrtare e këtyre tri vendeve është pikërisht anglishtja.

Në vend të pestë renditet SHBA, e ndjekur nga Australia.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Singapori dhe Hong Kongu, kësaj radhe jo falë gjuhës, por sistemit të shëndetësisë dhe transportit publik, që konsiderohen si të shkëlqyer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›