Lugina e Preshevës e izoluar nga Beogradi

Koordinatori i OKB-së në Serbi, William Infante, ka theksuar se Lugina e Preshevës është e izoluar nga Qeveria e Beogradit.
“Qytetarët e Komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i përkasin, ndjehen të izoluar nga qeverisja lokale, e posaçërisht nga ajo në Beograd”, deklaroi zyrtari i lartë i OKB-së.
Ai këto të dhëna ka siguruar në bazë të një hulumtimi të organizuar nga Programi i Partneritetit Evropian (PROGRES), në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
"Edhe serbët, edhe shqiptarët që jetojnë në këto komuna janë të izoluara në raport me Beogradin dhe patjetër duhet të punohet që edhe qytetarët e jugut të Serbisë të ndjehen si qytetarë të njëjtë me cilin do që jeton në Serbi dhe duhet të ketë lidhje me kryeqytetin", ka deklaruar Infante.