E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michelle Obama i shpëton tragjedisë

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 13:30

Një gabim i kullës së kontrollit për pak do të shkaktonte tragjedi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një aeroplani i vogël i Shtëpisë së Bardhë, në bordin e të cilit ndodhej edhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, për pak sa nuk u përplas me një aeroplan transportues ushtarak, në bazën e forcave ajrore të SHBA-së në Maryland.

Në momentin e uljes së aeroplani Boing 737 të zonjës Obama, aeroplani transportues ndodhej ende në pistë. Një manovrim në çastet e fundit i pilotit të aeroplanit të Michelle Obamas ka shmangur përplasjen, duke u ri-ngjitur sërish në lartësi.

Pas pak minutash aeroplani i Zonjës së Parë u ul me sukses, por rreziku i një aksidenti tragjik, siç njofton Washington Post, ishte tepër i lartë.

Zonja Obama po kthehej nga një seri takimesh zyrtare e televizive më zëvendëspresidentin Joe Biden në New York.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›